Aishja r.anha thotë se: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk i ka lënë katër rekate para namazit të drekës dhe dy rekate para namazit të saba-hut.”
Rijadus-Salihin · Vërtetësia e dy rekateve të sunetit të sabahut
Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Dy rekatet e namazit të sabahut janë më të dobishme se kjo botë dhe çdo gjë që ka në të.”
Ebu Abdull-llah Bilal ibnu Rebbah, muezini i Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., tregon se ka shkuar te i Dërguari i All-llahut për të thirrë ezanin e namazit të sabahut, por Aishja e angazhoi atë (Bilalin) me një punë tjetër, kështu që u gdhi shumë. Bilali u ngrit dhe e thirri ezanin e namazit të sabahut e pastaj edhe ezanin e dytë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk doli, ndërsa kur doli u fal me njerëz. Bilali e informoi të Dërguarin e All-llahut se Aishja r.a. e kishte vonuar, duke e pyetur për një çështje, derisa agoi shumë, dhe ky ishte shkaku i vonimit të tij. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Unë vërtet i fala dy reka-te të sabahut.” Bilali i tha: “O i Dërguari i All-llahut, ti je zgjuar shumë herët.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Sikur të zgjohesha edhe më herët sesa jam zgjuar, do t’i kisha falur dy rekate shumë më mirë dhe do t’i kisha zbukuruar.”