Rijadus-Salihin · Vlera e lirimit të robërve

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“E ai nuk u hodh në përpjetëzën. E ç’gjë të mësoi ty se ç’është Akabe. Është lirimi i një skllavi.”

(el-Beled, 11-13)

1367 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Dherri r.a. transmetohet të ketë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, cila vepër është më e vlefshme?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimi në All-llahun dhe xhihadi në rrugën e All-llahut.” Transmetuesi thotë: “Kam thënë: “Cila robëri është më e vlef-shme?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Ajo që zgjat më së shumti dhe që është më e shtrenjtë.”