40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 23

23 Transmeton Muslimi

Transmeton Ebu Malik Harith ibën Asim Esh'arij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Pejgamberi, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka thënë: "pastërtia është gjysma e imanit, elhamdulilahi e mbush peshoren, subhanAllahi dhe elhamdulilahi (të dyja) e mbushin (hapësirën) ndërmjet qiellit dhe tokës. Namazi është dritë, lëmosha argument, durimi ndriçim, Kur'ani argument për ty ose kundër teje. Të gjithë njerëzit gdhihen si shitës të shpirtrave të tyre, prej tyre ka që e lirojnë apo që e shkatërrojnë."