Abdullah ibën Mes'udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: i Dërguari i Allahut na ka treguar, e ai është i sinqerti dhe i vërteti: "çdokujt, krijimi i tij i mblidhet në barkun e nënës dyzet ditë në një pikë. Pastaj bëhet pikë gjaku e ngjizur, po aq. Pastaj bëhet copë mishi, po aq. Pastaj dërgohet tek ai një melek që fryn (në fetus) shpirtin dhe urdhërohet me katër gjëra: me shkrimin e riskut (furnizimit) të tij, kohëzgjatjen e jetës së tij, veprat e tij dhe a do të jetë i lumtur apo i dëshpëruar. Pasha Allahun, përpos të Cilit zot tjetër nuk ka! Ndonjëri prej jush do të punojë punë të banorëve të Xhenetit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhenetit vetëm sa një kut. Pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të zjarrit dhe do të hyjë në të. Një tjetër do të punojë punë të banorëve të zjarrit derisa të mos mbetet ndërmjet tij dhe Xhehenemit sa një kut, pastaj e mund ajo që është shkruar, fillon të punojë punë të banorëve të Xhenetit dhe hyn në të."
40 Hadithet e Imam Neveviut · HADITHI 4
4
Buhariu dhe Muslimi