Xhabiri r.a. thotë: “Hapësira rreth xhamisë në Medine ishte e zbrazët dhe fisi Benu Selime dëshironte të vendosej në afërsi të xhamisë. Për këtë mori vesh Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe u tha: “Jam informuar se ju dëshironi të vendoseni në afërsi të xhamisë?!” Ata iu përgjigjën: “Është e vërtetë, o i Dërguari i All-llahut, ne këtë e dëshirojmë.” Atëherë Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u tha: “O Beni Selma, rrini në shtëpitë tuaja, juve do t’ju shkruhet udhëtimi juaj, juve do t'ju shkruhet udhëtimi juaj! Për largësinë në mes shtëpive tuaja dhe xhamisë All-llahu do t'ju shpërblejë.” Ata i thanë: “Ne nuk i gëzoheshim transferimit.”
Buhariu e transmeton kuptimin e tij sipas rivajetit të Enesit.