Rijadus-Salihin · Hadithi 1180

Vlera e ibadetit të natës
1180 Muttefekun alejhi

Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nuk falte në Ramazan a jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë rekate. Falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj prapë falte katër rekate, e mos pyet për bukurinë dhe gjatësinë e tyre! Pastaj falte tre rekate. Unë i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, a flen ti para se ta falësh namazin e vitrit?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Oj Aishe, sytë e mi flenë, por nuk flen zemra ime!”