Rijadus-Salihin · Hadithi 1365

Sqarimi i grupit të dëshmorëve (shehidëve) në shpërblimin e tyre në ahiret, të cilëve u lahet dhe u falet xhenazja me dallim prej atij që vritet në luftë me pabesimtarët
1365 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe tha: “O i Dërguari i All-llahut: ç’mendon, nëse do të vinte një njeri që të grabisë mallin tim?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Mos ia jep pasurinë tënde.” Njeriu tha: “Ç’mendon, nëse ai më sulmon fizikisht?” Tha: “Lufto me të!” Njeriu tha: “E nëse ai më vret?” Tha: “Atëherë ti je dësh-mor.” Njeriu tha: “Ç’mendon nëse unë e vras atë?” Tha: “Ai është në zjarr.”