Rijadus-Salihin · Hadithi 149

Maturia në dëgjueshmëri
149 Transmeton Buhariu

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje norm-ale). Andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzu-ar, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”

Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kështu: “Drejtohuni nga njëri-tjetri, afrohuni, gdhihuni herët e rrini vonë dhe shfrytëzoni lehtësimet e tjera. Bëhuni të matur, bëhuni të matur e do t’ia arrini qëllimit.” Kuptimi i përgjithshëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibadeteve të All-llahut në mënyrë që ato t’i kryeni në çastet e komoditetit dhe disponimit, në mënyrë që t’u jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t’ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni racionalë, t’i arrini qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, njësoi si në punët e kësaj bote.”