Rijadus-Salihin · Hadithi 1507

Pyetjet rreth çështjes së lutjes
1507 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Lutjet do të pranohen derisa njerëzit nuk ngut-en duke folur: “Unë lus (qysh moti) Krijuesin tim, kurse lutja nuk më pranohet.”

Në transmetimin e Muslimit është: “Lutjes së njeriut gjithnjë i përgjigjet derisa nuk lutet për të keqe, ose për t'i prishur marrëdhëniet farefisnore, ose nuk ngutet.” As’habët kanë thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’është ngutia?” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) tha: “Kjo është kur lutësi thotë: “Unë kam lutur e lutur, por nuk po shoh të më pranohet. “Në këtë gjendje ai lodhet dhe e lë lutjen.”