1570
Transmeton Buhariu
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i sollën një njeri që ishte dehur. (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Rriheni atë!” Ebu Hurejra te ka thënë: “Disa nga ne e kanë goditur me dorë, disa me mbathësen e tyre, e disa me rrobat e tyre.” Kur rrahja mbaroi, një nga të pranishmit ka thënë: “All-llahu të marroftë!” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Mos fol kështu, mos i ndihmo shejtanit kundër tij.”