Rijadus-Salihin · Hadithi 1662

Ndalimi i lënies së zjarrit në shtëpi gjatë fjetjes ose në situata të ngjashme, qoftë zjarri në llambë ose diku tjetër
1662 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Musa el-Esh’arij r.a. transmetohet se ka thënë: “Një shtëpi në Medine është djegur natën me familjen në të. Kur ia treguan të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për fatkeqësinë e kësaj familjeje, ai ka thënë: “Vërtet ky zjarr është armiku juaj, prandaj kur të shkoni për të fjetur, fikeni atë.”