Rijadus-Salihin · Hadithi 179

Udhëzimi në të mirë dhe thirrja në udhëzim a në lajthitje
179 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush thërret në rrugë të drejtë, ka shpërblim për të aq sa ka edhe ai që e ndjek, pa u zvogëluar aspak shpërblimi i atyre që e kryejnë, por edhe kushdo që thërret në lajthitje (në rrugë të shtrembër), do të ketë mëkat po aq sa kanë edhe ata që e ndjekin, pa u zvogëluar aspak mëkati i tyre.”