184
Transmeton Muslimi
Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka takuar një grup të kalorësve në Revha (vend afër Medinës) dhe u ka thënë: “Cili popull jeni ju?” Thanë: “Ne jemi muslimanë.” Ata e pyetën: “Kush je ti?” (Pejgamberi) Tha: “Unë jam i Dërguari i All-llahut.” Pastaj një grua e ngriti fëmijën e saj nga Pejgamberi dhe i tha: “A edhe për këtë ka haxh?” Pejgamberi tha: “Po, kurse ti ke shpërblim.”