Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Atij që besimtarit ia lehtëson një brengë të kësaj bote, All-llahu do t’ia lehtësojë një nga brengat e botës tjetër. Atij që të varfrit ia lehtëson gjendjen, All-llahu do t'ia lehtësojë edhe në këtë botë edhe në botën tjetër. Atij që i mbulon turpet e një muslimani, All-llahu do t’ia mbulojë atij në të dy botët. All-llahu do t’i ndihmojë robit të vet, derisa ai rob i ndihmon vëllait të vet. Kush niset rrugës së fitimit të diturisë, All-llahu (për atë) do t’ia lehtësojë rrugën deri në Xhenet. Asnjëherë nuk mblidhet një grup i njerëzve në një prej shtëpive të All-llahut (në xhami) për ta lexuar Kur’anin dhe për ta mësuar në mes vete, e që mbi ta të mos lëshohet dhe t’i mbrojë mëshira e All-llahut, dhe që të mos i rrethojnë engjëjt ose që All-llahu të mos i lavdërojë në mesin e atyre që janë tek ai (engjëjt, Pejgamberët dhe njerëzit e mirë). Atë që e zbraps puna e tij, nuk mund ta përparojë prejardhja e tij.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 250
Përmbushja e nevojave të muslimanëve
250
Muttefekun alejhi