Rijadus-Salihin · Hadithi 259

Madhërimi i shejtërive të muslimanëve, shpjegimi i të drejtave të tyre si dhe kujdesi dhe mëshira ndaj tyre
259 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga En-Nu’man ibn Beshir r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Besimtarët në marrëdhëniet mes tyre; në mëshirë, dashuri e miqësi janë si një trup, e nëse sëmuret një organ edhe pjesët e tjera të trupit shqetësohen dhe mbarë organizmi vuan nga dhembjet, pagjumësia dhe ngritja e temperatures.”