Rijadus-Salihin · Hadithi 32

Durimi - qëndresa (sabri)
32 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Enesi r.a.: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kaloi pranë një gruaje e cila qante mbi një varr dhe i tha: “Frikësoju All-llahut dhe bë durim.” Gruaja i tha: “Largohu prej meje, sepse ty nuk të ka goditur fatkeqësia ime!” Ajo nuk e njihte të Dërguarin. Kur i tre-guan se ai ishte Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ajo shpejtoi deri te dera e shtëpisë së Pejgamberit dhe, pasi nuk gjeti roje te dera, e hapi derën dhe tha: (O i Dërguari i All-llahut) “Unë ty nuk të kam njo-hur.” (Pejgamberi) Tha: “Durimi është në goditjen e parë (sepse atëherë është më së vështiri).”

Në Sahihun e Muslimit qëndron: “Gruaja qante për fëmijën e saj (të vogël).”