34
Transmeton Buhariu
Transmetohet nga Aishja r.a. se ajo e ka pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem për murtajën (taûn) dhe ai e ka lajmëruar se: “Ajo është dënim (adhab), që All-llahu ia dërgon kujt të dojë, kurse për besimtarët e ka bërë mëshirë (rahmet). Nuk ka asnjë rob që gjend-et në vendin ku është përhapur murtaja dhe që qëndron në vendin e vet, duke duruar dhe duke llogaritur në shpërblimin e All-llahut (për durim) dhe duke ditur se asgjë nuk mund ta godasë përveç asaj që All-llahu ia ka përcaktuar - e që të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”