Rijadus-Salihin · Hadithi 369

Vizita e njerëzve të mirë, qëndrimi me ta, shoqërimi dhe dashuria e tyre, thirrja e tyre për vizitë, për t’u lutur për ty dhe vizita e vendeve të rëndësishme (islame)
369 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ibni Abbasi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka thënë Xhibrilit: “Çka po të pengon ty që nuk po na viziton më shpesh?” Pastaj u shpall ajeti: (Xhibrili tha) “Dhe ne zbresim (në Tokë) vetëm me urdhrin e Zotit tënd. Atij i përket ajo që është para nesh dhe që është pas nesh, dhe ajo që është në mes këtyre dyjave.” (Merjem, 64)