Rijadus-Salihin · Hadithi 451

Rëndësia e të qarit nga frika e all-llahut të madhëruar dhe nga malli për të
451 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ibni Mes’udi r.a. se ka thënë: “Më ka thënë mua Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Më lexo Kur’an!” I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, të të lexoj ty, ndërsa ai ty po të shpallet? Tha: “Unë dëshiroj ta dëgjoj prej tjetërkujt.” Atëherë ia lexova atij suren en-Nisa, derisa erdha tek ky ajet: “Po ç’do të bëhet, atëherë, kur të sjellim dëshmitarë nga secili popull, e ty do të sjellim dëshmitarë kundër tyre?” (en-Nisa, 41) Tha: “Mjaft për tani.” Kur u ktheva nga ai, i pashë sytë që po i rridhnin lot.”