47
Muttefekun alejhi
Nga Sulejman ibn Suredi r.a. përcillet të ketë thënë:”Isha ulur me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. kurse dy njerëz shaheshin ndërmjet veti. Njëri prej tyre u skuq prej zemërimit dhe iu frynë damarët e qafës. I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Vërtet unë e di një fjalë që nëse e thotë, do t'i kalojë ajo që e ka gjetur. Nëse thotë: “E udhu bi-l-lahi minesh-shejtanirr-rraxhim (I mbështetëm All-llahut nga djalli i mallkuar), do t’i kalojë ajo që e ka kapluar.” Të pranishmit i thanë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë që t’i mbështetesh All-llahut nga djalli i mallkuar.”