Rijadus-Salihin · Hadithi 499

Vlera e urisë, e jetës modeste dhe vlera e modestisë në ngrënie, pirje, veshmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive
499 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Enesi r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. deri kur ka vdekur nuk ka ngrënë asnjëherë në tavolinë, as nuk ka ngrënë bukë të situr.”

Në një transmetim tjetër të tij thuhet: “E as që ka parë (para vetes) ndonjëherë dele të pjekur (me lëkurë), pasi që është përvëluar.”