Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. doli një ditë, a një natë, kur edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. kishin dalë. Atëherë (Pejgamberi) tha: “Ç’ju ka shtyrë të dilni nga shtëpitë tuaja në këtë kohë?” Thanë: “Uria, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Edhe mua, pasha atë në dorë të të Cilit është shpirti im, më ka nxjerrë (prej shtëpisë) ajo që ju ka nxjerrë juve. Çohuni!” Pastaj u ngritën me të dhe erdhën te një njeri prej ensarëve, mirëpo ai nuk ishte në shtëpi. Kur e pa (Pejgamberin) gruaja (e atij njeriu), tha: “Mirësevini, urdhëroni!” I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Ku është filani (për të zotin e shtëpisë)?” Tha: “Ka shkuar të na kërkojë ujë për pije.” Në atë çast erdhi ensariu, shikoi të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe dy shokët e tij, pastaj tha: “Falënderimi i qoftë All-llahut, sot askush nuk ka mysafirë më të ndershëm se unë!” Pastaj shkoi. Më pas erdhi me një kalavesh hurme në të cilën kishte hurma të njoma, të thata dhe të lëngëta (por të pjekura) dhe ju tha: “Urdhëroni, hani! Pastaj e mori bris-kun, kurse i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Kujdes, mos e merr (mos e prej) atë që milet dhe jep qumësht!” Pastaj (ensariu) preu mish deleje nga i cili hëngrën, edhe nga kalaveshi me hurma të lloj-llojshme dhe pinë ujë. Pasi hëngrën dhe pinë, i Dërguari i i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha Ebu Bekrit dhe Umerit r.a.: “Pasha Atë në dorë të të Cilit është shpirti im, në Ditën e Gjykimit do të pyeteni për këtë begati. Nga shtëpia ju ka nxjerrë uria, pastaj nuk jeni kthyer derisa ju ka arritur kjo begati.”
(Pyetja në Ditën e Gjykimit ka të bëjë me llojet e begative, e jo si qortim. All-llahu e di më së miri. Në transmetimin e Tirmidhiut theksohet se ky ensarij quhej Ebu-l-Hejthem et-Tejhani).