Rijadus-Salihin · Hadithi 515

Vlera e urisë, e jetës modeste dhe vlera e modestisë në ngrënie, pirje, veshmbathje dhe në dëfrimet e tjera të shpirtit si dhe braktisja e kënaqësive
515 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Transmetohet nga Ebu Umameje r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “O biri i Ademit, nëse e shpenzon tepricën (e pasurisë), më mirë është për ty, kurse nëse e mban, është më keq për ty. Askush nuk të qorton nëse jeton në mënyrë modeste. Dhe fillo (me rastin e shpenzimit) prej atyre që je i obliguar t’i furnizosh.”