Rijadus-Salihin · Hadithi 629

Karakteri - morali i mirë
629 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Nevvas ibn Sem’ani r.a. se ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. për mirësinë dhe për mëkatin, e ai më tha: “Mirësi është të jesh me karakter të mirë, kurse mëkat (keqveprim) është ajo që të shqetëson në gjoksin tënd e që dëshiron ta fshehësh nga njerëzit.”