Rijadus-Salihin · Hadithi 661

Obligimi i sunduesve që të sillen mirë me shtetasit e tyre
661 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Beni Israilët udhëhiqeshin nga Pejgamberët, posa vdiste një Pejgamber, menjëherë vinte në vend të tij tjetri. Pas meje nuk ka Pejgamber tjetër. Por, do të ketë hulefa (pasardhës) të shumtë.” Shokët i thanë: “O i Dërguar i All-llahut çka na urdhëron? Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. u përgjigj: “Përmbusheni urdhrin e të parit, pastaj të tjerëve jepjuni hakun e tyre dhe pastaj luteni All-llahun për halifen tuaj. Vërtet All-llahu do t’i pyesë për të gjitha ato gjëra për të cilat kanë qenë mbikëqyrës.”