775
Transmeton Muslimi
Enesi r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka ndaluar që njeriu të pijë ujë në këmbë. Katade thotë: “E pyetëm Enesin: ‘E ngrënia e ushqimit?’” Enesi u përgjigj: “Ajo është edhe më e keqe dhe më e shëmtuar!”
Në një rivajet të Muslimit thuhet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka qortuar dhe e ka ndaluar pirjen në këmbë.