Rijadus-Salihin · Hadithi 846

Ëndrrat dhe lidhur me to
846 Muttefekun alejhi

Ebu Katade r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Ëndrra e mirë - në një rivajet tjetër ëndrra e bukur - është prej All-llahut, ndërsa ëndërrimi i keq është prej shejtanit. Prandaj, ai që sheh në ëndërr diçka që nuk i pëlqen, le të fryjë tri herë në të majtë dhe le të kërkojë mbrojtjen e All-llahut nga shejtani dhe nuk do t’i bëjë dëm asgjë.”