Tufejl ibni Ubejje bin Ka’bi tregon se ai shkonte tek Abdull-llah ibni Umeri dhe herët në mëngjes shkonin me të në treg. Thotë: “Kudo që shkonim nëpër treg, Abdull-llahu e përshëndeste secilin me radhë, njerëzit e rëndomtë, tregtarët, të varfrit, nuk kalonte pranë askujt pa e përshëndetur.” Tufejli pastaj vazhdon: “Njëherë shkova tek Abdull-llah ibni Umeri r.a. dhe ai më ftoi që të shkoj me të në treg e unë i thashë: Çfarë po kërkon në treg, kur nuk do të shesësh e as nuk do të blesh asgjë, nuk do të vësh në licitacion asgjë e as nuk do të rrish me askënd në treg. Rri me ne këtu të bisedojmë.” Abdull-llah ibni Umeri r.anhuma më tha: “O Ebu Batn (Tufejli ishte barkmadh), ne shkojmë për shkak të selamit, përshën-desim këdo që takojmë.”
Rijadus-Salihin · Hadithi 854
Për vlerën e selamit dhe përhapjen e tij
854
Transmeton Maliku në Muvatta me isnad sahih