956
Transmeton Muslimi
Ebu Hurejra r.a. thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur vdes njeriu, puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë së përhershme (hajratit), nga dituria prej së cilës kanë dobi të tjerët ose nga pasardhësi i mirë, i cili lutet për të vdekurin.”