Rijadus-Salihin · Sinqeriteti (sidku)

Argumentet nga Kurani

- Besimi i fortë dhe i sinqertë -

All-llahu i Madhërishëm thotë:

“O besimtarë, frikësojuni All-llahut dhe jini me ata që janë të sinqertë!”

(et-Teube,ll9)

.”. Edhe të sinqertëve e të sinqertave.”

(el-Ahzab,35)

.”. Do të ishte më mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”

(Muhammed,2l)

Kurse prej haditheve mbi këtë temë janë edhe këto:

55 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Mes’udi r.a. përcillet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Sinqeriteti (sidk) shpie në mirësi, kurse mirësia shpie në Xhenet. Vërtet njeriu i cili vazhdimisht është i sinqertë (në besim dhe në të folur), tek All-llahu shkruhet besimtar i vërtetë (siddik). Gënjeshtra shpie në prishje (morale), kurse prishja shpie në Xhehenem. Njeriu që gënjen vazhdimisht, më në fund tek All-llahu shkruhet si gënjeshtar i madh.”

56 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë se është hadith sahih

Nga Ebu Muhammed el-Hasan ibn Ali ibn Ebi Talibi r.a. përcillet se ka thënë: “Kam mbajtur në mend se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, e përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim.”

58 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Thabiti, e është thënë nga Ebu Seidi, e është thënë edhe nga Ebu-l-Velidi, Sehl ibn Hunejfi që ishte pjesëmarrës i luftës së Bedrit, thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush dëshiron dhe kërkon sinqerisht nga All-llahu që të jetë shehid, All-llahu do t’ia japë gradën e shehidit edhe nëse vdes në shtratin e vet.”