Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se e ka dëgjuar Profetin ﷺ duke thënë: “Atij që agjëron një ditë në rrugën e Allahut, Allahu do t'ia largojë fytyrën nga Zjarri për shtatëdhjetë vjet (vjeshta).”
Enciklopedia e Haditheve · Agjërimi vullnetar
Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: "I dashuri im ﷺ më ka porositur me tri gjëra: Agjërimin e tri ditëve të çdo muaji, faljen e dy rekateve të duhasë dhe faljen e vitrit para gjumit."
Abdullah ibn Amr ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) transmeton se Profeti ﷺ i tha: “Agjëron tërë kohën dhe falesh tërë natën?” - Po, - i thashë. - “Nëse vepron kështu, do të të thahen sytë dhe do të të lodhet shpirti. Ai që agjëron gjatë gjithë kohës, nuk agjëron. Agjërimi i tri ditëve (në muaj) është sikurse agjërimi i tërë vitit”, - tha ai. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Agjëro sikurse Davudi (alejhi selam), i cili një ditë agjëronte, një ditë hante dhe nuk ikte kur e takonte armikun”, - tha Profeti ﷺ.