Ibën Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: “Do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja (nga prijësit) dhe do të shihni gjëra që nuk do t'ju pëlqejnë.” Të pranishmit pyetën: "O i Dërguari i Allahut, çfarë po na porosit, pra?" Ai tha: “T'i kryeni detyrat që ju përkasin dhe t'i kërkoni Allahut atë që ju takon.”
Enciklopedia e Haditheve · Detyrat e prijësit
Nga Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) përcillet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të!) ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinj dhe secili është përgjegjës për tufën e tij. Prijësi i një populli është bari dhe ai është përgjegjës për tufën e tij. Burri është bariu i njerëzve të shtëpisë së tij dhe ai është përgjegjës për ta. Gruaja është bareshë e shtëpisë së burrit të saj dhe fëmijëve të tij dhe ajo është përgjegjëse për ta. Skllavi është bariu i pasurisë së zotërisë së tij dhe ai është përgjegjës për të. Secili prej jush është bari dhe secili prej jush është përgjegjës për tufën e tij.”
Ebu Rukaje Temim ibën Eus Dariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Profeti ﷺ ka thënë: "Feja është sinqeriteti." E pyetëm: "Ndaj kujt?" Ai tha: "Ndaj Allahut, ndaj Librit dhe të Dërguarit të Tij, ndaj prijësve të muslimanëve, si dhe ndaj shtresës së përgjithshme të muslimanëve."