Enciklopedia e Haditheve · Gusli

583 Sahih

Mejmuneja, nëna e besimtarëve, (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ia vura ujin Profetit ﷺ për t'u larë dhe e mbulova me një rrobë (që të mos shihej). I hodhi ujë duarve dhe i lau. Pastaj, me dorën e djathtë, i hodhi ujë dorës së majtë dhe me të lau organin gjenital. Pastaj e përplasi dorën në dhe dhe e fshiu e e lau. Pastaj shpëlau gojën dhe hundën, lau fytyrën dhe duart deri te bërrylat, derdhi ujë mbi kokë dhe mbi tërë trupin. E, në fund, u zhvendos nga vendi ku ndodhej dhe lau këmbët. Pasi e përfundoi, i ofrova një rrobë (si peshqir), por nuk e deshi dhe u largua duke i shkundur duart."

Gabim?
584 Sahih

Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ka thënë: "Kur i Dërguari i Allahut ﷺ pastrohej nga xhunubllëku, së pari fillonte me duart, pastaj merrte abdes sikurse për namaz, pastaj lahej: shpupurishte flokët me dorë (që të depërtonte uji) e, kur sigurohej se kishte larë lëkurën e kokës, i hidhte ujë kokës tri herë dhe, më pas, e pastronte tërë trupin me ujë." Vazhdon e thotë: "Unë dhe i Dërguari i Allahut ﷺ laheshim nga një enë e përbashkët, nga e cila merrnim ujë së bashku."

Gabim?
585 Sahih

Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: "Kushdo prej jush që vjen në xhuma, le të lahet!"

Gabim?
586 Sahih

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Secili musliman e ka për detyrë që të lahet (të paktën) një herë në çdo të shtatën ditë, kur dhe lan kokën dhe trupin.”

Gabim?