Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Besimtari nuk duhet ta urrejë (gruan e vet) besimtaren; nëse nuk i pëlqen një sjellje e saj, i pëlqen një sjellje tjetër.”
Enciklopedia e Haditheve · Martesa
254
Sahih
255
Sahih
Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Profeti ﷺ ka thënë: "Nuk ka martesë, përveçse me kujdestar."
256
Sahih
Aishja, nëna e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Çdo grua që martohet pa lejen e kujdestarëve të saj, martesa e saj është e pavlefshme - tri herë (e përsëriti këtë). E nëse ai ka kryer marrëdhënie me të, ajo ka të drejtë për mehrin, në këmbim të marrëdhënive intime që ka pasur me të. Nëse ndodh ndonjë mosmarrëveshje mes tyre, atëherë sundimtari është kujdestari i asaj që nuk ka kujdestar."