Enciklopedia e Haditheve · Mes’hu mbi çorape e të ngjashme me to

733 Sahih

Hudhejfja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: "Ndërkohë që isha duke ecur me Profetin ﷺ mbërritëm te vendi ku hisheshin plehrat e një fisi. Aty ai urinoi në këmbë, ndërsa unë shkova të qëndroj mënjanë, por ai më tha që të afrohesha dhe unë u afrova e qëndrova mbrapa shpinës së tij. Ndërkaq ai mori abdes dhe u dha mes'h mesteve."

Gabim?
734 Sahih

Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: "Nëse ndonjëri prej jush merr abdes dhe i mbath mestet e tij, le të falet me to dhe le t’i fshijë sipër tyre pa i hequr, nëse dëshiron, përveçse në gjendjen e xhunubllëkut."

Gabim?