Enciklopedia e Haditheve · Namazi vullnetar

663 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: "Nga Profeti ﷺ mbaj në mend dhjetë rekate (vullnetare): dy rekate para drekës dhe dy pas saj, dy rekate pas akshamit në shtëpinë e tij, dy rekate pas jacisë në shtëpinë e tij dhe dy rekate para farzit të sabahut. Gjatë kësaj kohe nuk hynim te Profeti ﷺ (në shtëpinë e tij). Hafsa më tregoi se, kur myezini e thërriste ezanin dhe hynte sabahu, i falte dy rekate. Në një transmetim qëndron: "Profeti ﷺ i falte dy rekate pas xhumasë."

Gabim?
664 Sahih

Ebu Katade Sulemiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush hyn në xhami, le t'i falë dy rekate para se të ulet.”

Gabim?