Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton: "I Dërguari i Allahut ﷺ na e mësoi hytben që mund të thuhet në rast nevoje: "Lavdërimi i takon Allahut. Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje. I mbështetemi Allahut të na mbrojë prej të këqijave të veteve tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb, dhe atë që Ai e humb, nuk ka kush që ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Gjithashtu dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij. "O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju." (En Nisa, 1) "O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!" (Ali Imran, 102) "O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore." (El Ahzab, 70-71)
Enciklopedia e Haditheve · Normat dhe kushtet e martesës
714
Sahih