Enciklopedia e Haditheve · Normat e ihramit

704 Sahih

Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon se telbija e të Dërguarit të Allahut ﷺ ka qenë kësisoj: “Lebbejke Allahumme lebbejk, lebbejke la sherike leke lebbejk, inne-l-hamde ven-ni‘mete leke vel-mulk, la sherike lek. (Të përgjigjem, o Allah, vetëm Ty të përgjigjem! Të përgjigjem Ty, që nuk ke ortak, të përgjigjem! Vetëm Ty të takon lavdfalëndrimi, mirësia dhe sundimi, Ti nuk ke ortak)!” (Nafiu) tha: “Abdullah ibën Omeri e shtonte edhe këtë: “Lebejke, lebejke, ve sadejke. Vel hajru bijedejke, lebejke ver ragbau ilejke vel amelu (Të përgjigjem Ty, të përgjigjem Ty, me kënaqësi! Mirësia është në Duart e Tua, të përgjigjem Ty, lutjen dhe veprën i kemi vetëm për Ty)!”

Gabim?