Enciklopedia e Haditheve · Normat që kanë të bëjnë me ujërat

568 Sahih

Ebu Hurerja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një njeri e pyeti të Dërguarin e Allahut ﷺ, duke thënë: "O i Dërguar i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe marrim pak ujë me vete. Nëse marrim abdest me të, do të kemi etje. Atëherë, a mund të marrim abdest me ujin e detit?" I Dërguari i Allahut ﷺ u tha: "Uji i detit është pastrues dhe e ngordhura e tij është e lejueshme."

Gabim?
569 Sahih

Abdullah ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!), transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet për ujin dhe për kafshët e buta e të egra, që e frekuentojnë atë. Atëherë Profeti ﷺ tha: "Nëse uji është dy fuçi, nuk mban papastërti."

Gabim?