Enciklopedia e Haditheve · Zekati i fitrit

675 Sahih

Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut ﷺ sadakanë e fitrit e jepnim për çdo të vogël e të madh, të lirë e rob, një saë ushqim, djathë, elb, hurma ose stafidhe. Kështu, ne vazhduam ta japim, derisa erdhi Muavi ibn Ebu Sufjani (nga Shami) për haxh a umre, e në atë rast u foli njerëzve nga minberi dhe, në mes tjerash, atyre u tha: “Mendoj se dy palë grushte nga ky grurë i Shamit është i barabartë me një saë hurme.” Pastaj njerëzit vepruan sipas kësaj (fjale të Muaviut). Ebu Seidi tha: “Ndërsa unë do të vazhdoj ta jap ashtu siç e jepja për jetë, sa të jem gjallë.”

Gabim?
676 Sahih

Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të dy!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar sadakanë e fitrit: një saë me hurma ose elb, për muslimanin, qoftë rob a i lirë, mashkull a femër, i vogël a i madh, si dhe ka urdhëruar që të jepet para se njerëzit të dalin për namaz (të Bajramit).”

Gabim?