← Kthehu te rezultatet për „nese falenderoni do t'ua shtoj“

Rijadus-Salihin · Hadithi 149

Maturia në dëgjueshmëri

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (me shtesa), ajo e ngadhënjen atë (duke e kthyer në gjendje normale). Andaj drejtohuni, afrohuni (njëri me tjetrin), bëhuni të gëzuar, shfrytëzoni dhe ndihmohuni me ecje të mëngjesit, të mbrëmjes dhe të pasdarkës (shfrytëzoni lehtësimet fetare në ibadete).”

Sipas një transmetimi të Buhariut, ky hadith përfundon kështu: “Drejtohuni nga njëri-tjetri, afrohuni, gdhihuni herët e rrini vonë dhe shfrytëzoni lehtësimet e tjera. Bëhuni të matur, bëhuni të matur e do t’ia arrini qëllimit.” Kuptimi i përgjithshëm i hadithit është: “Vetveten ndihmojeni në kryerjen e ibadeteve të All-llahut në mënyrë që ato t’i kryeni në çastet e komoditetit dhe disponimit, në mënyrë që t’u jenë të këndshme e jo të rënda e të mërzitshme, që t’ia arrini qëllimit. Në fe bëhuni racionalë, t’i arrini qëllimet me sa më pak mundime e lodhje, njësoi si në punët e kësaj bote.”

Gabim?