← Kthehu te rezultatet për „nese falenderoni do t'ua shtoj“

Rijadus-Salihin · Hadithi 1650

Ndalimi i gërshetimit të flokëve të huaja, i tatuazhit dhe i mprehjes së dhëmbëve

Nga Esma r. anha transmetohet se një femër e ka pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, vajzën time e ka goditur lia, prandaj i kanë ra dhe i janë rralluar flokët, kurse unë e kam martuar. Për këtë shkak, a mund t’i vë asaj parukë (flokë të huaja)?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin kujt i gërshetohen flokët (i shtohen flokë të huaja me gërshetim).” Aishja r. anha transmeton hadith të ngjashëm.

Në një transmetim tjetër thuhet: “All-llahu e ka mallkuar personin që gërsheton dhe personin që kërkon t’i gërshetohen flokët.”

Gabim?