Ebu Hurejra r.a. thotë: “Miku im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka porositur për tri gjëra: “Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e dy rekate-ve të namazit të duhasë dhe faljen e namazit të vitrit para se të shkoj të flej.”
Rijadus-Salihin · Agjërimi i tri ditëve të çdo muaji është mustehab
1266
Muttefekun alejhi
1267
Transmeton Muslimi
Ebu Derdai r.a. thotë: “I dashuri im sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka porositur për tri gjëra, të cilat nuk do t’i lë asnjëherë derisa të jem gjallë: Agjërimin e tri ditëve për çdo muaj, faljen e namazit të paradrekës (Salatu-d-Duha), dhe të mos shkoj të fle pa e falur namazin e vitrit.”
1270
Transmeton Tirmidhiu
Ebu Dherri r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kur të agjërosh tri ditë për çdo muaj, atëherë agjëro të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe të pesëmbëdhjetën ditë.”
1272
Transmeton Nesaiu
Ibnu Abbasi r.anhuma thotë: “I Dërguari i All-llahut agjëronte e nuk hante gjatë ditëve të bardha, kur qëndronte në shtëpi, e as gjatë udhëtimit.”