Rijadus-Salihin · Ai që vëren se betimi i tij është i gabueshëm, është e preferueshme ta thyejë dhe atëherë të bëjë kefareti jemin

1724 Muttefekun alejhi

Nga Abdurrahman b. Semure r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. më ka thënë “Kur të betohesh gabimisht dhe sheh se betimi tjetër është më i dobishëm se ai për çka je betuar, atëherë bëj ashtu si është më mirë, pastaj kryeje kefa-retin për betimin e thyer.”

1726 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Musa r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Për All-llahun, inshall-llah, vërtet nuk do të betohem shtrembër, pastaj, nëse vërej diçka më të mirë, sigurisht do të bëj kefaret për betimin tim të shtrembër, dhe do ta bëja atë që është më e dobishme.”

1727 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kur ndonjëri prej jush e mundon familjen e tij për shkak të betimit të shtrembër, është mëkat më i madh ta thyejë betimin dhe ta bëjë kefaretin që i ka obliguar All-llahu.”