Rijadus-Salihin · Bamirësia ndaj prindërve dhe farefisit

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Adhurojeni All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Të! Jini të mirë me prindërit dhe të afër-mit, edhe me bonjakët dhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët përreth, edhe me udhëtarët, edhe me ata që janë nën kujdesin tuaj”

(en-Nisa, 36)

.”.Frikësojuni All-llahut, në emër të të Cilit betoheni dhe mbani lidhjet familjare.”

(en-Nisa, l);

“Edhe ata, që respektojnë atë çka ka urdhëruar All-llahu, që të respektohet (për mbajtjen e lidhjeve fami-ljare).”

(err-Rra’d, 2l)

“Ne e kemi porositur njeriun të sillet mirë ndaj prindë-rve të vet.”

(el-Ankebut, 8)

“Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, përjetojnë pleqëri te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drej-tohesh me fjalë respekti të plotë. Shtrij përpara tyre krahët e përulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshi-rë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!”

(el-Isra, 23-24)

“Ne e kemi porositur njeriun për prindërit e vet të sillet mirë, se nëna e vet e ka bartur në dëm të shënde-tit të saj, kurse nga gjiri e ndan brenda dy vjetëve. Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe prindërve të tu!.”

(Lukman, l4)

317 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Abdurrahman Abdull-llah ibn Mes’ud r.a. se ka thënë: “E kam pyetur Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Cila punë është më e dashur tek All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Namazi në kohën e vet.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Bamirësia ndaj prindërve.” I thashë: “Pastaj cila?” Tha: “Xhihadi (lufta) në rrugë të All-llahut.”

318 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Fëmija prindin e vet nuk mund ta shpërblejë, përveç nëse e gjen në pronësi të dikujt dhe e blen prej tij, pastaj e liron (nga robëria).”

321 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se ka thënë: “Erdhi një njeri tek i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “O i Dërguari i All-llahut, kush është më i merituari i njerëzve për shoqërimin tim të mirë?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” (Pejgamberi) tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Nëna jote.” tha: “Pastaj kush?” tha: “Babai yt.”

322 Transmeton Muslimi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “I përbuzur është, i përbuzur është, i përbuzur është ai që e arrin pleqërinë e njërit apo të dy prindërve të tij dhe nuk hyn në Xhenet.”

324 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Enesi r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush dëshiron që t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, atëherë le të kujdeset dhe le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

326 Muttefekun alejhi

Transmetohet se Abdull-llah ibn Amr ibn el-’As i ka thënë: “Erdhi një njeri te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tha: “Të zotohem ty për hixhret dhe xhihad, dhe kërkoj shpërblimin nga All-llahu i Madhëruar.” (Pejgamberi) Tha: “A e ke ndonjërin prej prindërve gjallë?” Tha: “Po, madje të dy i kam gjallë.” Tha: “Dhe po kërkon shpërblim nga All-llahu i Madhëruar?” Tha: “Po” Pejgamberi tha: “Kthehu tek prindërit e tu dhe bëju shoqërim e shërbim të mire.”

327 Transmeton Buhariu

Transmetohet, po ashtu, nga Abdull-llah ibn Amr ibn el-’Asi r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Nuk është e mjaftueshme vetëm mbajtja e lidhjeve farefisnore, por duhen rivendosur lidhjet e pandërprera farefisnore.”

328 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Afëria (e gjakut) varet në Arsh dhe thotë: “Kush i mban lidhjet me mua, All-llahu do t’i mbajë me të, ndërsa kush i ndërpret lidhjet me mua, All-llahu do t’i ndërprejë lidhjet me të.”

330 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Esma, bija e Ebu Bekër es-Siddikut r.a., se ka thënë: “Më erdhi nëna ime, që ishte ende idhujtare (mushrike) në kohën kur i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ishte në marrëveshje (me idhujtarët në marrëveshjen e Hudejbisë), dhe unë i kërkova sqarim duke i thënë: “Më ka ardhur nëna ime që më do dhe është permalluar, andaj, a të mbaj lidhje me të?” Tha: “Po, mbaj lidhje me të.”

336 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Ejjub Halid ibn Zejd el-Ensarij r.a. se një njeri ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, më trego për një punë që do të më shpie në Xhenet dhe do të më largojë nga Xhehenemi?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ta adhurosh All-llahun dhe të mos i shoqërosh asgjë, ta falësh namazin, ta ndash zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.”

337 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Transmetohet nga Selman ibn’Amiri, r.a. se Pejgamberi s.a. v.s. ka thënë: “Kur të bëjë iftar ndonjëri prej jush, le ta bëjë këtë me hurmë, sepse ajo është begati (bereqet), nese atë nuk e ka, atëherë me ujë, sepse ai është pastërti.” Dhe ka thënë: “Sadakaja ndaj të varfërit është një sadaka, kurse ndaj farefisit është sadaka e dyfishtë, sadaka dhe ndihmë.”

338 Transmetojnë Ebu Davudi dhe Tirmidhiu dhe thonë hadith hasen sahih

Transmetohet nga Ibni Umeri r.a. se ka thënë: “Unë kam pasur një grua të cilën e doja, kurse Umeri (babai i tij) e urrente dhe më tha: “Shkurorëzoje!” Unë refuzova. Pastaj Umeri r.a. shkoi te Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe i tregoi për këtë. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Shkurorëzoje!”

339 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen sahih

Transmetohet nga Ebu ed-Derda r.a., i cili ka thënë se i ka ardhur një njeri dhe i ka thënë: “E kam një grua, kurse nëna ime po më urdhëron që ta shkurorëzoj!? (Ebu ed-Derda) Tha: “E kam dëgju-ar të Dërguarin e All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. duke thënë: “Prindi është dera e mesme e Xhenetit, nëse do, lëshoje (derën), e nëse do, ruaje atë derë.”