Rijadus-Salihin · E drejta e fqinjit dhe porosia për të

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Adhurone All-llahun dhe asnjë send mos e trajtoni të barabartë me Te! Jini të mirë me prindërit dhe të afërmit, edhe bonjakët edhe të varfërit e ngratë, edhe me fqinjët e afërt edhe me fqinjët e largët, edhe me shokët për rreth, edhe udhëtarët edhe ata që janë nën kujdesin tuaj!”

(en-Nisa, 36)

308 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ibni Umeri dhe Aishja r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Vazhdimisht më ka porositur Xhibrili për fqinjin, saqë kam menduar se do t'i jepë të drejtë edhe në trashëgimi.”

309 Transmeton Muslimi

Transmetohet se Ebu Dherri r.a. ka thënë: “Më ka thënë i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “O Ebu Dherr, kur të ziesh çorbë, shto në të ujë dhe kujdesu për fqinjin.”

310 Muttefekun alejhi

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson, pasha All-llahun nuk beson!” I thanë: “Kush, o i Dërguari i All-llahut? Tha: “Ai, fqinji i të cilit nuk është i sigurtë nga të këqijat e tij!”

313 Muttefekun alejhi

Transmetohet, po ashtu nga Ebu Hurejra r.a., se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame mos ta shqetësojë fqinjin e vet, kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le ta nderojë mikun (musafirin) e vet dhe kush i beson All-llahut dhe Ditës së Mbrame le të flasë mirë ose le të heshtë.”

316 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhëruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.”