Rijadus-Salihin · Ibadeti natën e kadrit dhe data e saj

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Vërtet ne e shpallëm atë (Kur’anin) natën e Kadrit.”

(el-Kadr:1)

All-llahu xh.sh. prapë thotë:

“Ne atë e zbritëm në një natë të bekuar.”

(ed-Duhan:3)

1197 Muttefekun alejhi

Ebu Hurejra r.a. tregon se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit, duke qenë i bindur në besimin islam dhe ka qëllim të sinqertë, do t’i falen gabimet e tij të mëparshme.”

1199 Muttefekun alejhi

Aishja r.anha thotë se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit bënte i’tikaf në xhami, mbyllej në të dhe thon-te: “Lypeni natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit.”

1202 Transmeton Muslimi

Aishja r.anha thotë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. bënte ibadet, nuk flente gjatë muajit të Ramazanit, bënte atë që nuk e bënte gjatë ditëve dhe muajve të tjerë. Ndërsa në dhjetë ditët e fundit bënte ibadet më shumë se ditëve të tjera.”

1203 Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen

Aishja r.anha tregon se ka thënë: “O i Dërguari i All-llahut, ç’ka mendon sikur unë të dija për një natë se ajo është nata e Kadrit, ç’ka duhet të them unë atë natë?” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i tha: “Thuaj: “O Zoti im, Ti je Zoti i faljes, Ti e do faljen, falmë mua!”