Rijadus-Salihin · Inkurajimi i ngrënies nga puna e dorës së tij dhe ruajtja nga lypja dhe ekspozimi i pranimit të ndihmave

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Dhe kur të kryhet namazi atëherë shpërndahuni nëpër tokë dhe kërkoni mirësinë e All-llahut.”

(el-Xhum’a, 10)

546 Transmeton Buhariu

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Davudi alejhis selam nuk është ushqyer përveçse nga puna (fitimi) me dorë të vet.”