Rijadus-Salihin · Kthimi në shtëpi nga udhëtimi, brenda mundësisë, ditën e jo natën

994 Transmeton Muslimi

Enesi r.a. thotë: “Udhëtuam me të Dërguarin e All-llahut dhe, kur arritëm afër Medines, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. tha: “Ne jemi ata që me zemër dhe trup kthehemi, pendohemi (bëjmë teube), adhurojmë (bëjmë ibadet) dhe e falënderojmë Krijuesin tone.” Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i përsëriste këto fjalë derisa arritëm në Medine.”