Rijadus-Salihin · Libri për duatë

Argumentet nga Kurani

All-llahu i Madhëruar thotë:

“Zoti juaj ka thënë: “Më thërrisni t’ju përgjigjem.”

(Gafir, 60)

“Lutjuni Zotit tuaj, me përulje dhe fshehurazi! Ai nuk i do ata që e teprojnë.”

(el-A’raf, 55)

“Dhe kur të të pyesin robërit e mi për Mua, Unë jam me të vërtetë afër, i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet.”

(el-Bekare, 186)

“Ai, që i përgjigjet edhe të ngratit, kur ky i drejtohet Atij, Ai, që të keqen e largon.”

(en-Neml, 62)

1473 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih

Nga Nu’man b. Beshiri r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Lutja është ibadet.”

1476 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. thonte: “All-llahu im, unë të lus për udhëzim dhe devotshmëri, për dëlirësi dhe mëvetësi (mosvarjen nga të tjerët).”

1477 Transmeton Muslimi

Nga Tarik b. Eshjeme r.a. transmetohet se ka thënë: “Kur një njeri e pranonte Islamin, Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ia mësonte namazin dhe atëherë e urdhëronte të lutet me këto fjalë: “All-llahu im, më fal, më mëshiro, më udhëzo, më jep shëndet dhe më furnizo.”

1478 Transmeton Muslimi

Nga Abdull-llah ibn Amr b. el-Asi r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., ka thënë: “All-llahu im, që lirisht disponon dhe drejton zemrat, drejtoji zemrat tona nga nënshtrimi ndaj Teje.”

1479 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “Kërkoni mbrojtjen e All-llahut nga presionet e sprovave, nga thellësitë e fatkeqësisë, nga fati i keq dhe nga gëzimi i armikut.”

1480 Transmeton Muslimi

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka thënë: “All-llahu im, ma përkryej fenë time, që është mbrojtja e jetës (punës) sime, ma përkryej botën time, në të cilën është jeta ime e tashme, ma përkryej ahiretin tim, në të cilin është kthimi im i përhershëm, ma bë jetën përparimtare në çdo të mirë dhe vdekjen të sigurtë (qetë) nga çdo e keqe.”

1481 Transmeton Muslimi

Nga Aliu r.a. transmetohet të ketë thënë: “Më ka thënë mua i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Thuaj: All-llahu im, më udhëzo dhe gjithnjë më mbaj në rrugë të drejtë.” Në transmetim tjetër është: “All-llahu im, të lus Ty për udhëzim dhe orientim të drejtë!”

1482 Transmeton Muslimi

Nga Enesi r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga frika, pafuqia dhe koprracia. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dënimi i varrit dhe të mbeshtetem Ty nga sprovat e jetës dhe të vdekjes.” Në një transmetim tjetër shtohen fjalët: “nga borxhet e rënda dhe nga mbizotërimi i njerëzve.”

1483 Muttefekun alejhi

Nga Ebu Bekr es-Siddiku r.a. transmetohet se ai i ka thënë të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.: “Ma mëso një lutje (dua) që do ta bëj në namazin tim.” (Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) ka thënë: “Thuaj: All-llahu im, vërtet unë i kam bërë vetes shumë dhunë dhe, meqë mëkatet nuk i fal kush tjetër përveç Teje, atëherë më fal me faljen Tënde dhe më mëshiro. Vërtet Ti je falës dhe mëshirues i madh.”

1485 Transmeton Muslimi

Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë në lutjet e tij: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e asaj që kam vepruar dhe nga e keqja e asaj që nuk e kam vepru-ar.”

1486 Transmeton Muslimi

Nga Ibni Umeri r. anhuma transmetohet të ketë thënë: “Prej lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga ndërprerja e dhuntive të Tua, dhe nga ndërri-mi i mbrojtjes Tënde, dhe nga zemërimi Yt i papritur, dhe nga dufi Yt i papritur dhe nga çdo hidhërim Yti.”

1487 Transmeton Muslimi

Nga Zejd b. Erkame r.a. transmetohet të ketë thënë: “I Dërguari i All-llahut pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga paaftësia dhe përtacia, nga koprracia dhe pafuqia dhe nga dënimi i varrit. All-llahu im, m’i jep devotshmëri personale shpir-tit tim, ma pastro shpirtin tim nga çdo negativitet, sepse Ti je pastruesi më i mirë, Ti je miku dhe mbrojtësi im personal. All-llahu im, të mbështetem Ty nga dija e padobishme dhe zemra jo e devotshme, nga shpirti i pangishëm dhe nga thirrja të cilës nuk i përgjigjesh.”

1488 Muttefekun alejhi

Nga Ibni Abbasi r. anhuma transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë: “All-llahu im, Ty të dorëzohem, Ty të besoj, Ty të mbështetem, te Ti marr siguri, me ndihmën Tënde dhe për Ty hidhërohem dhe Ty të drejtohem për zgjedhje, prandaj më fal ç’kam vepruar më herët dhe më vonë, ç’kam fshehur dhe ç’kam komunikuar. Ti je Ai që edhe më parë edhe më vonë je Krijues, nuk ka zot tjetër përveç Teje.” Disa transmetues shtojnë: “Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”

1489 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih. Ky citat është nga Ebu Davudi

Nga Aishja r. anha transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. është lutur me këto fjalë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga sprovat e zjarrit dhe nga dënimi i Xhehenemit, nga e keqja e pasurisë dhe e varfërisë.”

1490 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Zijad b. Ilakate transmeton nga xhaxhai i tij, d.m.th. nga Kutbe b. Maliku r.a. se ka thënë: “Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga punët e qortuara morale, afariste dhe të vullnetit.”

1491 Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Shekel b. Humejdi r.a. transmetohet të ketë thënë: “I thashë: “O i Dërguari i All-llahut, ma mëso një lutje!” Ka thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga e keqja e të dëgjuarit tim, nga e keqja e të pamurit tim, nga e keqja e gjuhës sime, nga e keqja e zemrës sime dhe nga e keqja e dëshirave (organeve gjenitale) të mia.”

1492 Ebu Davudi me sened sahih

Nga Enesi r.a. transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. pat thënë: “All-llahu im, të mbështetem Ty nga gërbula, çmenduria, zgjebja dhe nga të gjitha sëmundjet e shëmtuara.”

1494 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Aliu r.a. transmetohet se i ka ardhur një rob i hyrë në borxh që i tha: “Unë nuk kam mundësi ta paguaj kompensimin tim nga robëria, prandaj më ndihmo!” (Aliu r.a.) tha: “Do t'i mësoj ca fjalë, të cilat mua më ka mësuar i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., e sikur ti të kesh sa një mal borxh, do ta paguash atë. “Thuaj: “All-llahu im, më kënaq me hallallin Tënd nga harami Yt dhe më bë të mëvetësishëm me mirësinë Tënde nga çdo gjë, përveç Teje.”

1495 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Imbran b. Husajn r. anhuma transmetohet se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. e ka mësuar babanë e tij, Husainin, me dy fjalë, me të cilat ai e ka bërë lutjen: “All-llahu im, më frymëzo me orientim të drej-të dhe më ruaj nga e keqja e vetvetes.”

1496 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith sahih

Nga Ebu el-Fadl el-Abbas b. Abdulmutalibi r.a. transmetohet se ka thënë: “Kam thënë: O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do t’i drejtohem All-llahut të Madhëruar.” - Ka thënë: “All-llahun luteni për shëndet.” Pasi kaluan disa ditë, sërish i erdha dhe i thashë: “O i Dërguari i All-llahut, më mëso diçka me të cilën do ta lus All-llahun e Madhëruar.” (Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.) më tha: “O Ab-bas, o xhaxhai i të Dërguarit të All-llahut, All-llahun luteni për shëndet në këtë botë dhe në ahiret.”

1497 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Shehr b. Hausheb transmetohet se ka thënë: “I kam thënë Ummi Selemes r. anha: “O nëna e besimtarëve, cilën lutje e thonte më së shumti i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., kur gjendej te ti?” Tha ajo: “Lutja më e shpeshtë e tij ka qenë: “O lëvizës i zemrave, përforcoje zemrën time në fenë Tënde.”

1500 Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen

Nga Ebu Emame r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. ka bërë dua të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë nga ato. I thamë: “O i Dërguari i All-llahut, ti bëre lutje të shumta, por ne nuk mbajtëm mend asgjë.” Ai tha: “Tani unë do t’ju drejtoj në diçka që i përmban të gjitha. Thoni: “All-llahu im, unë të lus për të mirë për të cilën të ka lutur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem., dhe të mbështetem Ty nga e keqja për të cilën të është mbështetur Pejgamberi Yt, Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.. All-llahu im, Ti je Ai që ndihmon dhe vetëm Ti je arritës (i qëllimeve tona). Nuk ka forcë as fuqi pa ndihmën e All-llahut.”

1501 Hakim Ebu Abdull-llahu, i cili thotë se hadithi është sahih sipas kushteve të Muslimit

Nga Ibni Mes’udi r.a. transmetohet të ketë thënë: “Në mesin e lutjeve të të Dërguarit të All-llahut ka qenë edhe: “All-llahu im, unë të lus për mëshirën Tënde të obligueshme, për faljen Tënde dhe shpëtimin Tënd të domosdoshëm nga çdo mëkat, dhe pasurinë nga çdo e mirë, për fitoren me Xhenet dhe për shpëtimin nga zja-rri.”